Gruevski nuk u paraqit në burgun e “Shutkës”

Prishtinë | 10 Nën 2018 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski deri në orët e mëngjesit nuk ka qenë i paraqitur në burgun e “Shutkës”, ku duhet të filloj shlyerjen e dënimit me burg.

Mbrëmë para burgut ekipet e gazetarëve pothuajse nga të gjithë mediat kanë qenë në pritje të Gruevskit.

Nuk ka pasur njoftim zyrtare për atë nëse iu është dërguar vendimi, por jozyrtarisht, janë bërë tri përpjekje për t’ia dërguar vendimin në shtëpinë e tij.

Gruevski pasi që ta merr vendimi, do të duhet menjëherë të paraqitet burg për shlyerjen e dënimit për blerjen e mercedesit luksoz. Vendimi Gruevski mund t’i dërgohet ditën e hënë, pasi që ish-kryeministri duhet të paraqitet në Gjykatë për seancën e lëndës “Titanik”.

Nëse Gjykata vërteton se Gruevski po ikën nga pranimi i vendimit do të tentojë ose arrestimin e tij ose do të lëshohet urdhër arresti.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme