Ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski i vjetërsohet vepra penale në rastin ‘Trajketorja’ të Prokurorisë Speciale Publike.
Aktakuza u ngrit më 30 qershor të vitit 2017, ndërsa prokurorja Lile Stefanova fjalët hyrëse për këtë rast i tha në mars të vitit 2018 për shkak të bllokimeve që ndohën në gjykatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aktakuza për ‘Trajktoren’ u miratua në nëntor të atij viti, pesë muaj pas ngritjes së saj. Në këtë aktakuzë të akuzuar përveç Nikolla Gruevskit janë edhe ish-zëvendëskryeministri Vladimir Pashevski, Mile Janakieski dhe Ljupço Georgievski.
Gruevski akuzohet se si shef i tyre ka ndikuar ndaj të treve të kryejnë veprën penale./