Grumbullohen basketbollistët/et e së ardhmes

Prishtinë | 31 Tet 2022 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Federata e basketbollit të Kosovës ka bërë të ditur se së shpejti do të mbahen grumbullimet, për të përcaktuar listën finale që do të përfaqësojnë Kosovën në Programin e YDF-së, ku marrin pjesë edhe Rumania, Bullgaria, Turqia dhe Maqedonia Veriore.

FBK dhe FIBA Fondi për zhvillimin e të rinjve kanë bashkëpunim që nga viti 2016, i cili ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale te lojtarët transmeton klankosova.tv

Ky projekt është planifikuar që të krijojë përvojë ndërkombëtare për komunikim kulturor për fëmijët e përzgjedhur, trajnerët dhe menaxherët të cilët kanë potencial në basketboll.

Në fundjavën që lamë pas janë grumbulluar basketbollistët dhe basketbollistet, që shihen me potencial për të ardhmen dhe të jenë pjesë e Kosovës U14, në të dyja konkurrencat, që garon në Programin e YDF-së.

Të ngjashme