Grupi kriminal i vret 11 persona, përfshirë fëmijë dhe gra

Prishtinë | 25 Qer 2017 | 14:28 | Nga

Kriminelë të armatosur i kanë vrarë 11 persona në shtetin meksikan, Veracruz, të shtunën në mbrëmje, përfshirë katër fëmijë dhe shefin e policisë federale dhe dy policë tjerë federalë, njofton guvernatori Minguel Angel Yunes.
Veravruz është shtëpi e karteleve rivale të drogës, përfshirë e Zetas dhe Jalisco Neë Generation, apo CJNG, të cilat luftojnë për terrenin e trafikimit të drogës, transmeton Express.

Persona të armatosur i qëlluan dhe vranë tre oficerë të policisë, përfshirë edhe shefin e policisë federale në Veracruz, Camilo Juan Castagne, në një restorant në qytetin Cardel.

Ndërkohë, në postin e qytetit CoatZacoalcos, dy të rritur dhe katër fëmijë u vranë, ndërsa dy gra u vranë në qytetin Orizzaba.

“Nuk jemi duke u përballur me njerëz, po përballemi me egërsira, qyqarë, shejtanë, me njerëz që janë në gjendje t’i vrasin fëmijët në mënyrë që t’i bëjnë qytetarët e Veracruz të jetojnë në frikë,” ka thënë Yunes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme