Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, thotë se nga sulmet ajrore të Rusisë janë vrarë së paku 53 civilë, përfshirë 21 fëmijë, dhe 18 të tjerë janë plagosur, në një fshat në pjesën lindore të Sirisë, që është nën kontroll të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).
Ky observator tha se sulmet kanë ndodhur dje në provincën Deir al-Zor.
Më herët u raportua se nurmi i të vrarëve ishte 34.
“Numri i të vrarëve është rritur, pasi janë larguar gërmadhat gjatë një dite të operacionit të shëptimit”, i tha AFP-së, shefi i këtij observatori, Rami Abdel Rahman.
Sipas tij, nga sulmet janë goditur “ndërtesat e banimit” në fshatin Al-Shafgah, në bregun lindor të lumit Eufrat.
Ky raport nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur.
Ushtria e Rusisë nuk ka bërë koment të menjëhershëm.