Guardiola e konsideron të ardhmen pas Botërorit

Prishtinë | 14 Nën 2022 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Pep Guardiola do ta shfrytëzojë pushimin e Kupës së Botës për ta konsideruar të ardhmen e tij me klubin.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Daily Mail”, përcjell “Gazeta Express”.

Kontrata e trajnerit spanjoll do të skadojë në fund të sezonit dhe ai do të vendosë nëse do ta vazhdojë karrierën në krye të kampionit aktual të Premierligës apo jo.

Ish-trajneri i Barcelonës do të udhëtojë për në Abu Dhabi për t’u takuar me drejtuesit e klubit.

Atje, do t’i informojë ata për planet e së ardhmes së tij.

Nën drejtimin e Guardiolës, “Citizens” kanë qenë dominues në futbollin anglez.

Të ngjashme