Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola i ka dal edhe njëherë në mbrojtje sulmuesit argjentinas Sergio Aguero në incidentin e ndodhur me gjyqtaren e pozitës jashtë-loje, Sian Massey-Ellis.
Ky gjest i Agueros që ndodhi në takimin kundër Arsenalit, u bë viral në rrjete social, por njohësi i sportit Neville tha për CNN se Aguero duhet të kërkojë falje për veprimin e bërë.
Por, njëjtë si Neville nuk mendon as Shoqata e Futbollit angleze e as Pep Guardiola.
“Unë mendoj se ishte normale, sepse unë e njoh se si është Aguero, një njeri fantastik dhe shumë profesionist”, tha Guardiola.