Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thur elozhe për sulmuesin e tij, Sergio Aguero.
Sulmuesi argjentinas nuk ka qenë gjithmonë zgjedhja e parë që kur Guardiola erdhi te Manchester City verën e vitit 2016.
Aguero vuajti nga taktikat e trajnerit spanjoll dhe shpeshherë e pa veten në bankën rezervë, me Gabriel Jesusin si titullar.
Mungesa e formacionit bërë që mediat të bëjnë shumë thashetheme për të ardhmen e tij, e cila shpesh shihej larg stadiumit Etihad.
Megjithatë, Aguero tregoi edhe njëherë se është lojtar i klasit botëror në ndeshjen e Kupës FA ndaj Burnleyt, të cilën Qytetarët e fituan me rezultat 4-1.
Në këtë takim argjentinasi ishte i papërmbajtshëm duke shënuar dy gola dhe pas kësaj erdhën edhe lëvdatat nga trajneri i tij, Guardiola.
“Është një nder për mua që të kem Aguero nën komandën time”, ka thënë fillimisht spanjolli.
“Ai është lojtari që në një sekondë mund të shënojë dy gola, ai është thelbësor për ne”, përfundoi trajneri i Cityt.