Ferran Torres ka shkëlqyer në fitoren 4-3 të Manchester City ndaj Newcastle United.
Sulmuesi spanjoll arriti të realizojë het-trikun e parë me fanellën e klubit anglez.
Ai ka marrë lëvdata nga Pep Guardiola, derisa nuk e mohon se sezonin tjetër, Torres mund të luajë si qendërsulmues.
“Ferran mund të luaj 9-sh. E kemi përdorur atë në atë pozitë këtë sezon dhe ka qenë fantastik. Në fillim ishte paksa i humbur, por që nga ndeshja me Palace janë ndryshe gjërat. Nuk e di nëse do të blejmë sulmues. Mund ta përdorim Torresin në të majtë, djathtë dhe si sulmues”, u shpreh Pep Guardiola.