Pep Guardiola ka kërkuar falje për reagimin e tepruar pas golit të fitores së Manchester Cityt ndaj Southamptonit në minutat e fundit të ndeshjes së Premier Ligës të mërkurën mbrëma.
Raheem Sterling shënoi gol shumë të bukur në minutën e 96-të, duke ia siguruar Cityt fitoren.
City tani ka tetë pikë më shumë se Manchester United, pas 13 fitoreve në 14 ndeshje deri më tani këtë sezon.
Guardiola e festoi golin duke vrapuar nëpër fushë dhe për këtë ka kërkuar falje.
“Kërkoj falje sepse nuk kam mundur t’i kontrolloj emocionet. Isha shumë i lumtur dhe vrapova pas Raheemit”, ka thënë ai.