Guardiola e ka pranuar se për të qëndruar në Manchester City, duhet të fitojë trofe këtë sezon.
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, e ka pranuar se këtë sezon presioni është shumë më i madh dhe për të mos e humbur punën, duhet të fitojë tituj.
City e ka nisur sezonin furishëm që dëshiron të arrijë të trofeu të cilin për herë të fundit e ka fituar në sezonet 2011/12 dhe 2013/14, ata janë në krye të Premierligës para Manchester Unitedit për shkak të gol diferencës.
Guardiola dështoi të fitojë trofe në sezonin e parë në Angli dhe e di se këtë sezon nuk mund t’i shpëtojë shkarkimit nëse përsëritet një gjë e tillë.
“Nuk mund ta mohoj se qëndrimi këtu është nëse fiton tituj. Të gjithë e presin këtë”, tha Guardiola për BBC.
“Ne (trajnerët) gjykohemi se sa tituj fitojmë, nëse nuk arrijmë diçka të tillë, dështojmë. E dimë këtë”.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Jam i lumtur këtu. Por gjithçka do të varet në sukseset. Në një klub si Manchester City, nëse nuk fitoni nuk mund të qëndroni”, u përgjigj më tej Guardiola.