Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, duke iu referuar përplasjes së Granit Xhakës me tifozët e klubit të tij, të dielën në ndeshjen me Crystal Palacen në Premier Ligë, ka thënë se e gjithë kjo do të harrohet.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Xhaka është kapiten sepse ai ka diçka speciale në zhveshtore.
Guardiola tutje ka thënë se shpreson që fansat do të mund ta falin Xhakën dhe se ai mund të tregojë se çfarë lojtari i mrekullueshëm është.
“Ka ndodhur sepse ndonjëherë e humb kontrollin. Do të harrohet, ata do të vazhdojnë tutje, shpresoj që fansat mund ta falin Xhakën dhe ai mund të tregojë se çfarë lojtari i mrekullueshëm është”, ka shkruar ai.