Gucati “trondit” Specialen: U plagosa në luftë, i kam 27 operacione

Prishtinë | 06 Dhj 2021 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka dalë sot para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ai u është përgjigjur pyetjeve para kësaj gjykate, ndër të tjera edhe për lëndimet gjatë luftës.

Gucati ka treguar se gjatë luftës është plagosur dhe ka gjithsej 27 operacione.

“Unë jam i plagosur në këmbën e djathtë, jam i operuar, 27 operacione i kam gjithsej”, u shpreh ai.

Gucati tregoi edhe se ku ishte trajtuar pas plagëve të marra.

“Ditën e parë në spitalin tonë e improvizuar në bjeshkë në malet e Berishës, të dytin në spitalin ushtarak në Tiranën më 8 qershor, ku më kanë dërguar forcat angleze, të cilat kanë sjellur ndihmë ushqim dhe mua e dy të tjerë të plagosur na kanë dërguar në Tiranë”, tha ai.

Tutje, ish-kreu i OVL UÇK-së foli organizatën, duke thënë se ajo merret me mbrojtjen e interesit të veteranëve të UÇK-së, takime me institucione, akademi që organizohen për veteranët etj.

Të ngjashme