Gurëthyesi po rrezikon banorët e Qirezit

Prishtinë | 26 Mar 2019 | 08:17 | Nga Ekonomia Online

Një gurthyes, i cili vepron në Qirez të Skenderajt, së fundmi është bërë rrezik për jetën e banorëve të fshatit, pasi nga minimet gurët bien mbi çati, në rrugë dhe në oborret e shtëpive. Ndaj protestave dhe një peticioni të nënshkruar nga banorët nuk kanë reaguar deri të hënën as Komuna e as MMPH-ja. Deputetja Musliu ka thënë se nuk guxojmë të presim të ndodhë ndonjë tragjedi, në mënyrë që të reagojmë, shkruan gazeta “Zëri”.

Ka kohë që një gurthyes, i cili zhvillon veprimtarinë e vet në Qirez të Skenderajt, është shndërruar në rrezik për jetën e banorëve. Nga minimet gurët fluturojnë mbi çati, në rrugë dhe në oborre të shtëpive dhe në këtë mënyrë jeta e banorëve të këtij fshati është bërë e padurueshme dhe e rrezikshme.

Banorët e Qirezit, sipas Albert Rexhepit nga ky fshat, asamblist në Kuvendin e Skenderajt, banorët kishin nënshkruar një peticion, i cili i ishte dorëzuar kryetarit të Skenderajt Bekim Jasharit, në dhjetorin e vitit 2018, por ata nuk kishin marrë përgjigje deri në janar të vitit 2019, me ç’rast kryetari Bekim Jashari ua kishte rekomanduar atyre që me peticion t’i drejtohen Qeverisë së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Madje Rexhepi thotë se protestave të banorëve u është dhënë edhe kahe politike.

“Banorët e fshatit ëirez nuk ndjekin agjenda politike dhe përpjekja e një prej asamblistëve të kësaj ane në Kuvendin e Skenderajt për t’i dhënë kahe politike protestave të banorëve është e pamoralshme dhe e turpshme. Banorët e fshatit ëirez protestojnë sepse peticionet e drejtuara pushtetit lokal nuk u morën parasysh. Banorët e fshatit ëirez protestojnë sepse nuk u morën parasysh as nga niveli qendror, pra nga MMPH-ja.

Ata protestojnë sepse përballen me situatën ku po u rrezikohet jeta”, i ka thënë “Zërit” asamblisti Rexhepi, sipas të cilit gurthyesi “Erti” SHPK që operon në fshatin e tij (Qirez) me 18 mars rreth orës 15:30 ka filluar edhe “të bombardojë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme