“Gurthemel i shtetit”, Haradinaj përkujton komandant Drinin në 24-vjetorin e ndarjes nga jeta

Prishtinë | 08 Maj 2024 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së dhe ish-komandanti i Zonës së Dukagjinit, Ramush Hardinaj, ka përkujtuar Ekrem Rexhën – komandant Drinin – në 24-vjetorin e ndarjes nga jeta.

“Sot në 24-vjetorin e ndarjes nga jeta kujtojmë Ekrem Rexhën – komandant Drini, që me plot meritë, ka zënë vend të rëndësishëm në historinë e lavdishme të UÇK-së, bashkë me komandantët e ushtarët më heroikë që pati Kosova”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj me këtë rast kujtoi edhe 25 vjetorin e luftës në fshatrat; Kashicë, Staradran dhe Terstenik.

“8 maji na kthen në kujtesë vitin 1999, motrat dhe vëllezërit e fshatrave; Kashicë, Staradran dhe Terstenik, që me sakrificën e tyre u bënë gurthemel i shtetit që e gëzojmë sot. Të rënët në këtë tokë janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria dhe ata do të jetojnë në kujtesën e popullit gjithmonë. Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme