Janë në pritje të pakove ushqimore.
E pos tyre, këta afrikan po marrin edhe maska, e sapun për tu mbrojtur nga pandemia.
Por kujdesi në kushte të rënda të varfërisë ka gjasë të mos jetë efektiv, njofton Klan Kosova.
Prandaj Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres po paralajmëron që vendet afrikane mund të jenë më të goditurat në botë nga koronavirusi, ditëve në vazhdim.
Epidemia pos që do të thellojë varfërinë, sipas OKB-së do të mund të marrë edhe shumë jetë njerëzish.
Më shumë se 2500 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në të gjithë Afrikën.