Guvernatori Mehmeti uron Vitin e Ri 2021

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti uron të gjithë qytetarët me rastin e Vitit të Ri 2021.

“Pas një viti me shumë sfida për shkak të pandemisë, uroj që Viti 2021 të jetë vit sa më i begatë, me shëndet, lumturi, dashuri, paqe dhe mbarësi në secilën familje. Uroj që Viti i Ri që po hyjmë të jetë vit i mbarë për gjithë vendin dhe për qytetarët tanë kudo që janë” u shpreh Mehmeti

Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka siguruar edhe njëherë të gjithë qytetarët se Banka Qendrore e Republikës së Kosovës do të vazhdoj angazhimin e saj në krijimin e të gjitha mundësive për të ndihmuar
qytetarët dhe bizneset, por në të njëjtën kohë të mbajë sistemin financiar të shëndoshë dhe stabil.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme