Opinonisti Halil Matoshi, i ka zënë ngushtë Presidenten Vjosa Osmanin si dhe deputetin e saj, Haxhi Avdylin, që vjen nga “Lista Guxo”. Avdyli kishte shkruar se nga Britania në Kosovë kanë ardhur armë të llojit Javelin e NLAW, por ndryshe nga Avdyli, Presidentja Osmani, i ka quajtur shpikje raportimet e mediave serbe se Kosova po furnizohet me armë nga Britania e Madhe.
Pas aderimit të një aeroplani ushtarak britanik në Prishtinë, deputeti i ‘Listës Guxo’ pati shkruar në Facebook, se nga Britania në Kosovë kanë ardhur armë të llojit Javelin e NLAW.
“Bnrabic, Vulin dhe ndoshta edhe Ganja tmerrohen që aeroplani madh ushtarak ateron në Prishtinë. Kanë frikë që po rritet buxheti për ushtrinë e që nga Britania na erdhën Javelin dhe NLAW. Sa keq për ta e sa mirë për Kosovën”, kishte shkruar Abdyli.
E ndryshe nga Avdyli, Presidentja Osmani, i ka quajtur shpikje raportimet e mediave serbe se Kosova po furnizohet me armë nga Britania e Madhe.
“Tema që Kosova po militarizohet nga të tjerët është temë që ata e shpikin në mënyrë që të ndryshojë narrativat se kinse të gjithë po e bëjnë. Ne tash kemi partneritet me shtetet tjera”, tha Osmani mbrëmë , shkruan Gazeta Metro.
E ndaj këtyre dy deklaratave të ndryshme të dy figurave që vijnë nga e njëjta parti “Lista Guxo”, me ironi ka reaguar Matoshi duke shkruar “Guxo e rrej”.