Lista Guxo sot do të aplikojë të regjistrohet si subjekt politik në KQZ me kryetare Donika Gërvallen, mëson Klankosova.tv.
E kjo ndodh pikërisht më 14 shkurt, në njëvjetorin fitores së thellë që pati në koalicion me Vetëvendosjen.
Në këto zgjedhje parlamentare, Lista Guxo garoi me 14 deputetë me listën e Vetëvendosjes, ndërsa në zgjedhjet lokale të fundit garoi vetëm në komunën e Dragashit, po ashtu në kuadër të listës së Vetëvendosjes.
Aplikimi, siç mëson Klankosova.tv, pritet të bëhet rreth orës 12:00.