Aktivistët e organizatës Youth Initiative for Human Rights Kosovo, gjatë aksionit të tyre që kanë mbajtur gjatë në selit e partive politike, tek selia e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë takuar deputeten e kësaj partie, Doarsa Kica Xhelili me të cilën kanë debatuar rreth qëndrimit të kësaj partie për kodin civil, raporton Ekonomia Online.
Deputetja Kica-Xhelili u është përgjigjur aktivistëve se ajo vetë (personalisht) do ta votoj kodin civil.
“Ne besojmë në familje dhe nuk imponojmë mendime”, ka thënë ajo para aktivistëve.
YIHRK gjatë këtij aksioni kanë kërkuar diskurs politik gjithëpërfshirës, fushatat dhe programet politike të reflektojnë përkushtim ndaj të drejtave të njeriut e po ashtu kanë kërkuar nga liderët e partive politike që të luftojnë diskriminimin dhe pabarazinë.