Sipas medieve angleze, Leipzig është bindur nga oferta e fundit e Manchester City për Josko Gvardiol.
Mbrojtësi kroat do t’i përfundojë testet mjekësore gjatë ditës së enjte ose të premte, për ta nënshkruar pastaj kontratën me kampionin e Evropës.
City do t’i paguajë së paku 100 milionë euro tek Leipzig për shërbimet e 21 vjeçarit.