Gypi i ujësjellësit shpërthen midis Prishtinës, “lumë” para Kuvendit

Prishtinë | 07 Pri 2019 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Një gyp i ujësjellësit ka shpërthyer mëngjesin e ditës së sotme para Kuvendit të Kosovës.

Nga ky shpërthim i gypit, uji ka vërshuar një pjesë të Sheshit. Uji, që nga ndërtesa e Kuvendit ka arritur deri para “dyerve” të Qeverisë.

Deri para pak minutash askush nga organet kompetente të ujësjellësit nuk ka dalë te vendi i ngjarjes.

Pas disa orësh, njësitet relevante kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke u marrë me sanimin e këtij shpërthimi. Deri më tani nuk dihen për shkaqet e defektit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme