Haaland e do rrogën prej 35 milionë eurosh në vit

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi norvegjez e ka caktuar kërkesën e tij të rrogës vjetore për klubin ku do të transferohej verën e ardhshme nga Borussia Dortmundi

Erling Haaland e ka vendosur tashmë shumën e rrogës vjetore që e do në klubin e ri.

Sulmuesi norvegjez pritet të largohet nga Borussia Dortmundi gjatë verës së ardhshme.

Dhe, 22 vjeçari e ka të qartë kërkesën e tij për klubin e ri.

Mediumi “ESPN” raporton se përfaqësuesi norvegjez e do rrogën vjetore prej 35 milionë eurosh, përcjell “Gazeta Express”.

Manchester United, Real Madrid, Chelsea, Manchester City e Bayern Munich kanë shprehur interesim për futbollistin.

Haaland është sot njëri prej sulmuesve më të mirë në Evropë.

Ai ka statistika të jashtëzakonshme në tre sezonet e fundit. 

Të ngjashme