Barcelona dhe Real Madrid mbeten të etur për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland, ashtu si edhe disa klube të mëdha në Evropë, por kërkesat e tij të larta për pagë vjetore kanë bërë që dy klubet nga La Liga të largohet nga ndjekja e tij.
Interesi nga klubet drejtuese në të gjithë Evropën për sulmuesin 20-vjeçar nuk është sekret, me bëmat e tij në Gjermani duke shënuar vazhdimisht.
Mino Raiola, agjenti i lojtarit, gjithashtu ka qenë duke mbajtur thashethemet pasi i shoqëruar nga babai i Haaland, Alf Inge, ka vizituar shumë klube – përfshirë Barcelonën dhe Real Madridin Madridin.
Diskutimet janë zhvilluar me Jose Angel Sanchez, drejtori i përgjithshëm i Realit dhe me Joan Laporta, presidenti i rizgjedhur në Camp Nou.
Megjithatë, kërkesat e larta për pagë nga përfaqësuesit e Haaland si duket kanë shtangur dy klubet e mëdha të La Ligës.
Sipas mediumit Goal.com, kërkesat e pagës së norvegjezit për 35 milionë euro në vit kanë distancuar Barçën dhe Realin nga një marrëveshje.
Goal ka gjithashtu mësuar se një klub anglez bëri qasje për Haaland disa muaj më parë dhe përfundoi duke u larguar nga bisedimet pasi u bë i vetëdijshëm për kërkesat astronomike prej 35 milionë eurosh në vit.
Interesi nga ajo skuadër tani është ftohur, ndërsa Barça dhe Reali e dinë se as ata nuk mund të përballojnë një marrëveshje të tillë me ato kushte.