Rrëzimin e qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Isa Mustafa, pas një vote mosbesimi në parlament, komisioneri Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn, nuk e ka pritur mirë, duke ju rikujtuar liderëve politikë kosovarë sfidat që i presin.
“Më vjen keq për votën e mosbesimit në Parlamentin e Kosovës. Liderët e politikës dhe institucionet nuk duhet të harrojnë sfidat e mëdha që Kosova do të përballet”, shkroi Johanes Hahn në rrjetin social Twitter.