Komisioneri për zgjerim, Johanes Hahn i ka dorëzuar kryeministrit të Maqedonisë, Johanes Hahn raportin e progresit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Hahn ka vlerësuar pozitivisht punën që është bërë në Maqedoni.
“Vendi kaloi nëpër një rrugë të gjatë edhe krahas sfidave të shumta dhe tani ndodhet fuqishëm në rrugën evropiane. Ka ndryshim pozitiv, është ripërtërirë ndjenja e transparencës, energjisë dhe shpresës. Ndjehen vibrimet e mira në vend dhe kjo duhet të shpërblehet”, ka thënë Han.
Kryeministri Zaev ka thënë se do të vazhdojnë punën për integrim në BE.
“Do të punojmë edhe më energjikisht që në qershor të marrim datën për negociatat. Vazhdojmë me reformat thelbësore edhe pas Planin 3-6-9 do të konfirmojmë një plan të ri të reformave” tha Zaev.