Gjithmonë ia del që të bëjë përshtypje në tepihun e kuq.
Edhe kësaj radhe, Hailey Baldwin ia arriti që t’i bënte të tjerët ta shikonin me admirim.
E, ku tjetër pos aty ku është mbledhur aktualisht “krem de la krem” i pjesëtarëve të shoubizit, në Festivalin e filmit në Kanë.
Bukuroshja 20-vjeçare kishte veshur një fustan ngjyrë vjollcë të theksuar, që ia nxirrnin në pah linjat.