Hailey Baldwin vishet si Julia Roberts te “Pretty Woman”

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Vivian Ward do të ishte krenare!

Hailey Baldwin kishte zgjedhur një veshje që ngjante shumë me atë të karakterit që Julia Roberts e portretizon në filmin ikonik “Pretty Woman” – për festën e ditëlindjes së muzikantit dhe producentit Andrew Watt.

E shoqëruar nga bashkëshorti i saj Justin Bieber, modelja 22 vjeçare kishte veshur geta me rrjetë, bluzë të bardhë pa mëngë, xhinse shumë të shkurtra, vathë të mëdhenj në formë rrethore dhe çizme të gjata deri mbi gjunjë nga lëkura me ngjyrë të zezë që janë të dizajnuara nga Amina Muaddi (957 dollarë).

E veshur në mënyrë tipike me “stilin e rrugës”, Baldwin kishte kombinuar veshjen e saj me një çantë që vendoset në bel dhe kapele bejsbolli, derisa 35 vjeçari Bieber kishte zgjedhur një bluzë të gjerë ngjyrë të kuqe, pantollona me ngjyrë të ngjashme dhe një kapele tipike të stilit të tij.

Disa nga yjet që ishin pjesë e kësaj feste të ditëlindjes ishin Camila Cabello, Diplo, Jared Leto, Adam Levine dhe bashkëshortja e tij, Behati Prinsloo, Kaia Gerber dhe Brooklyn Beckham.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme