Modelja 24 vjeçare Hailey Bieber ka thënë se është penduar që ka bërë një tatuazh me armë në gishtin e saj.
Hailey e cila është e martuar me këngëtarin Justin Bieber ka deklaruar se e ka bërë këtë tatuazh kur ishte 18 vjeçare mirëpo tani mendon se ka qenë një vendim i gabuar.
“Kur isha 18 vjeçare mendoja se ishte shumë ‘cool’ mirëpo tani që jam 24 vjeçare, nuk mendoj se do ta bëja atë. Mendoj se armët janë të dhunshme”, është shprehur ajo në një intervistë për ELLE magazine.
Hailey ka bërë të ditur se ka të shkruar edhe inicialet e bashkëshortit të saj në gishtin ku mban edhe unazën e martesës.