Bukuroshja bionde, Hailey Baldwin, ishte në qendër të vëmendjes në ngjarjen e organizuar nga brendi “ModelCo” në Australi.
Hailey Baldwin, mëngjesin e së hënës, është siguruar që vëmendja e të gjithëve të jetë tek ajo, kur është paraqitur me një fustan të shkurtër, që ia zbulonte këmbët e saj tërheqëse.
Vajza e aktorit të Hollivudit, Stephen Baldwin, ka dëshmuar edhe një herë pse brendi australian i produkteve të bukurisë e ka përzgjedhur atë si ambasadore të kompanisë.
Ish e dashura e Justin Bieberit ka rrezatuar bukuri teksa ka pozuar për një sërë fotografish.
Fustani me një krahë i njëzetvjeçares kishte ngjyrë rozë, të argjendtë dhe të bardhë, derisa ishte dizajnuar në atë mënyrë që vëmendjen ta fokusonte tek këmbët e saj joshëse.