Ekonomia Online
FUNDIT

Hajdar Beqa në Dragash: PDK-ja merr mbështetje masive

Hajdar Beqa në Dragash: PDK-ja merr mbështetje masive

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Komunës së Dragashit, ku ka theksuar mbështetjen e fuqishme për platformën politike të PDK-së dhe për kryeministrin e ardhshëm Bedri Hamza.  Sipas Beqës, qytetarët e Dragashit dhe të gjithë Kosova janë të vendosur për një të ardhme më […]

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Komunës së Dragashit, ku ka theksuar mbështetjen e fuqishme për platformën politike të PDK-së dhe për kryeministrin e ardhshëm Bedri Hamza.

 Sipas Beqës, qytetarët e Dragashit dhe të gjithë Kosova janë të vendosur për një të ardhme më të mirë, që do të nisë pas 9 shkurtit, shkruan Ekonomia Online.

“Dragashi sonte ka treguar një mbështetje masive për platformën politike të PDK-së dhe për kryeministrin e ardhshëm Bedri Hamza. Qytetarët e Dragashit dhe e gjithë Kosova janë të vendosur për një të ardhme më të mirë, që do të fillojë pas 9 shkurtit”, shkruan Beqa.

Të ngjashme