Hajdari arsyeton Projektligjin për çmime tavan, këto janë produktet që përfshihen

Prishtinë | 20 Tet 2022 | 11:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, ka paraqitur Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Sipas Hajdarit, arsyeshmëria për hartimin e këtij projektligji ka për qëllim të rregulloj masat mbrojtëse të furnizimit me produkt themelore për konsumatorë në kohë të paraqitjes së rasteve të veçanta të destabilizimit në treg.

Ajo tha se në këtë ligj do të hyjnë produktet themelore siç janë drithërat, mielli, buka, orizi, vaji, qumështi, vezët, lëndët e drurit e produkte të tjera.

“Duke marrë parasysh situatën aktuale të rritjes së paarsyeshme të çmimeve të produkteve bazë si dhe ankesave të shumta të qytetarëve në lidhje me rritjen e menjëhershme të çmimeve tek të gjitha produktet bazë, MINT-i ka hartuar ligjin i cili do të aplikohet në rastet e destabilizimit në treg”, është shprehur , është shprehur Hajdari.

Të ngjashme