Hajdari: Kosova tash do të përfaqësohet vetë në CEFTA, pa UNMIK-un

Prishtinë | 09 Tet 2024 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se nga sot Kosova nuk do të përfaqësohet më me emrin UNMIK në Marrëveshjen e Tregtisë të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, ministrja ka thënë se Kosova do të përfaqësohet si vendet tjera anëtare “pas një pune intensive të Qeverisë së Kosovës”, raporton Ekonomia Online.

“Ju njoftojmë se në takimin që kemi pasur me CEFTA-n, me Serbinë si udhëheqëse e këtij viti, ku në këtë takim është marrë vendim që përfundimisht pjesëmarrja e UNMIK është larguar dhe kjo ka ardhë pas një pune intensive të Qeverisë së Kosovës. Kosova do të përfaqësohet vetë dhe pa pjesëmarrjen e UNMIK. Qeveria përmes MINT me datë 24 shtator kishte adresuar letrën në sekretariat ku kërkonim largimin e UNMIK-ut, në mënyrë që Kosova të përfaqësohej si vendet tjera anëtare”, ka thënë Hajdari.

Të ngjashme