Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohet një person në Zveçan për armëmbajtje pa leje, sekuestrohet një sasi armatimi

Arrestohet një person në Zveçan për armëmbajtje pa leje, sekuestrohet një sasi armatimi

Prokuroria Themelore në Mitrovicë bën të ditur se është arrestuar në Zveçan një person me iniciale R.J., për shkak të dyshimit të bazuar mirë për kryerjen e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se të njëjtit, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij […]

Prokuroria Themelore në Mitrovicë bën të ditur se është arrestuar në Zveçan një person me iniciale R.J., për shkak të dyshimit të bazuar mirë për kryerjen e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se të njëjtit, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë karabinë, një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, plumba të pushkës ajrore, gëzhoja të zbrazëta nga pushka e gjuetisë, xhaketë ushtarake me emblemë Republika e Serbisë, fitil eksplozivi pa ndezës, dhe rreth 100 gramë barut.

I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orësh.

Të ngjashme