Policia ka kontrolluar gjashtë lokacione në Mitrovicë të Jugut, pronë e tre personave të dyshuar për organizim të lojërave të fatit.
Arrestohen tre persona në Mitrovicë të Jugut, dyshohen për organizim të lojërave të fatit

Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar 6 mijë e 844 euro e 80 centë, një armë zjarri, 10 fishekë, rreth 10 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike, si dhe pajisje elektronike e materiale për bixhoz.
Po ashtu, bëhet e ditur se janë konfiskuar nëntë telefona, një DVR i kamerave, një automjet, nëntë kartela bankare, katër mullinj për bluarjen e narkotikëve dhe prova të tjera materiale.
Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Posedim i narkotikëve”.

















