Ekonomia Online
FUNDIT

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për dhunim

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për dhunim

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ishte raportuar më 10 nëntor, ndërsa pas hetimeve të zhvilluara, i dyshuari është arrestuar më 13 nëntor.

Bëhet e ditur se viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme