Ekonomia Online
FUNDIT

Gazetari Kajtazi kërcënohet me jetë përmes rrjeteve sociale, AGK kërkon që rasti të trajtohet me urgjencë

Gazetari Kajtazi kërcënohet me jetë përmes rrjeteve sociale, AGK kërkon që rasti të trajtohet me urgjencë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar me shqetësim për kërcënimin me jetë që i është bërë gazetarit Vehbi Kajtazi. AGK kërkon nga autoritetet përgjegjëse dhe organet e rendit të Republikës së Kosovës që të ofrojnë siguri për gazetarin Kajtazi dhe që ta trajtojnë me urgjencë kërcënimin që ai ka marrë mbrëmjen e 8 […]

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar me shqetësim për kërcënimin me jetë që i është bërë gazetarit Vehbi Kajtazi.

AGK kërkon nga autoritetet përgjegjëse dhe organet e rendit të Republikës së Kosovës që të ofrojnë siguri për gazetarin Kajtazi dhe që ta trajtojnë me urgjencë kërcënimin që ai ka marrë mbrëmjen e 8 tetorit, përmes një mesazhi në llogarinë e tij në “Facebook”.

AGK ka kontaktuar me gazetarin Kajtazi dhe i njëjti tashmë ka njoftuar autoritetet përgjegjëse lidhur me kërcënimin serioz që ka marrë.

AGK kërkon nga Policia e Kosovës që të reagojë shpejt për lokalizimin e kërcënuesit në mënyrë që të evitohet çfarëdo rreziku për jetën e gazetarit Vehbi Kajtazi.

Të ngjashme