Hajdari në Emiratet e Bashkuara Arabe, kërkon investime në energjinë e gjelbër në Kosovë

Prishtinë | 20 Tet 2023 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka kërkuar investime në energjinë e ripërtritshme në Kosovë.

Sipas një komunikate për medie të ministrisë, Hajdari, ftesën për investime në këtë fushë ia ka bërë kompanisë prestigjioze të energjisë së ripërtritshme dhe hidrogjenit të gjelbër Masdar.

“Ministrja Hajdari ftoi përfaqësuesit e kompanisë Masdar për të vizituar Kosovën dhe për të parë nga afër mundësitë të cilat ofrohen për investime në vend. Masdar është një nga kompanitë më të mëdha në botë të energjisë së ripërtritshme dhe një lider i hidrogjenit të gjelbër, duke i vendosur Emiratet e Bashkuara Arabe në ballë të tranzicionit të energjisë. Si një pionier në avancimin e sektorit të energjisë së pastër, Masdar është aktiv në më shumë se 40 vende në gjashtë kontinente dhe ka investuar në projekte mbarëbotërore”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Sipas njoftimit për medie, ministrja Hajdari këto takime i realizoi gjatë qëndrimit të saj në Emirate të Bashkuara Arabe, në mirëbesim të ministrit të Shtetit për Tregti të Jashtme, Thani bin Ahmed Al Zeyoudi dhe përmes tij, takoi menaxhmentin e lartë të kompanisë Masdar, të përfaqësuar nga z. U. Serkan Ata, me të cilin diskutuan rreth klimës së të bërit biznes në Kosovë dhe mundësitë që ofrohen për investimet e qëndrueshme.

Ministrja Hajdari dhe ambasadori i Kosovës në EBA, e informoi z. Ata lidhur me progresin ekonomik, demokratik dhe përparësitë për investime në Kosovë, përfshirë prioritetet e politikave industriale dhe të energjisë, reformat me 16 e më shumë ligje të të bërit biznes në Kosovë, duke theksuar mundësitë e aplikimit dhe negocimit përmes ligjit për partneritet publiko-privat, projektligjit për investimet e qëndrueshme dhe projektligjit për burimet e ripërtritshme.

“Përfaqësuesit e kompanisë Masdar shprehën interesimin për projektet në fushën e energjisë së ripërtritshme dhe për instrumentet të cilat e përkrahin të investuarit në Kosovë, për të cilat Ministrja Hajdari njoftoi më hollësisht për instrumentet dhe lehtësimet legjislative që nxisin dhe mbrojnë investimet e qëndrueshme në Kosovë. Ajo njëherazi u zotua që do t’i përcjellin informatat shtesë me projektet konkrete në kuadër të Protokollit të Parë të Komitetit të Përbashkët Ekonomik Kosovë–EBA, ku përfshihet edhe sektori i energjisë. Në fund, Ministrja Hajdari ftoi përfaqësuesit e kompanisë Masdar për të vizituar Kosovën dhe për të parë nga afër mundësitë të cilat ofrohen për investime në vend”, thuhet në komunikatë.

Sipas MINT-it, Masdar është një nga kompanitë më të mëdha në botë të energjisë së ripërtritshme dhe një lider i hidrogjenit të gjelbër, duke i vendosur Emiratet e Bashkuara Arabe në ballë të tranzicionit të energjisë. Si një pionier në avancimin e sektorit të energjisë së pastër, Masdar është aktiv në më shumë se 40 vende në gjashtë kontinente dhe ka investuar në projekte mbarëbotërore.

Të ngjashme