Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) të mërkurën ka zhvilluar aksionin e fundit për këtë vit për lirimin e pronave të uzurpuara në veri të Mitrovicës, e të cilat janë në menaxhim të saj, shkruan sot Koha Ditore.
Kryeshefi i kësaj agjencie, Ekrem Hajdari, në konferencën e fundvitit, ka thënë se ky do të jetë aksioni i fundit për këtë vit për lirimin e aseteve shoqërore.
“Në bazë të informatave që kemi besojmë që kjo shifër do të arrijë edhe në zero. Shumica e uzurpatorëve serbë kanë shprehur dëshirën që të nënshkruajnë kontratat për qiramarrje me AKP-në”, ka thënë Hajdari.