Hajdari: S’kemi përdorur fonde të kredisë nga Banka Botërore për Expo-Dubai

Prishtinë | 07 Pri 2022 | 12:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, i është përgjigjur deputetit të PDK-së se nuk kanë përdorur fonde të kredisë nga Banka Botërore për Expo-Dubai, raporton Ekonomia Online.

Ministrja Hajdari tha se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mbuluar gjitha shpenzimet e udhëtimeve dhe akomodimit të delegacionit nga Kosova.

“Së pari për aludimin e juaj që ne kemi përdor fonde të hua marrjes nga Banka Botërore për expo-Dubai kjo nuk qëndron e vërtet. Është total e pasaktë ai konkludim i juaj. Nëse doni t’iu përgjigjen me gjitha detajet, ajo është një ndër ekspozitat ndërkombëtare më e madhja në botë dhe është mbajtur prej datës 1 tetor 2021 deri 31 mars 2022. Emiratet e Bashkuara Arabe na kanë ftuar dhe kanë marrë pjesë shumë 192 shtete atje”.

Hajdari shtojë se kjo ka qenë një ndër ekspozitat ndërkombëtare më e madhja në botë dhe është mbajtur prej datës 1 tetor 2021 deri 31 mars 2022.

“Na kanë ndihmuar me dy milionë dollarë duke na përkrahur në mbulimin e shpenzimeve në biletat, akomodimin dhe gjitha shpenzimet nga Qeveria e Kosovës për 6 muaj. Pastaj bileta, akomodim dhe gjitha shpenzimet për 12 persona të trupës argëtuese muzikore”,

Lexo më shumë:

Të ngjashme