Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka vizituar qytetin e Skenderajt pas vërshimeve që pati ky qytet.
Ajo tha se në bizneset që ka vizituar deri më tani shihet të ketë dëme materiale, por e mira sipas saj është se nuk ka jetë të humbura.
“E mira është që kanë shpëtuar njerëzit por sot janë duke u risistemuar me brengen që nuk kanë rrymë dhe janë në humbje me biznes”.
“MINT ka një buxhet nga shteti i Kosovës, paraja publike është për popullin por sot nuk mund ta përmendi planin sepse sapo po filloj me disa vizita në Skenderaj”, është shprehur Hajdari në klankosova.
Kujtojmë se për vizitë në Skenderaj ishte edhe e para e shtetit, Vjosa Osmani, e cila u takua me kryetarin e komunës, Fadil Nura.