Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ari e para

Prishtinë | 23 Mar 2026 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Dy raste të vjedhjeve janë raportuar të dielën në rajonin e Prizrenit.

Sipas policisë, dje pasdite në Leshan të Suharekës hajnat janë futur në një shtëpi ku kanë vjedhur stoli ari.

“Është raportuar se persona- të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe nga  aty kanë vjedhur një sasi  stoli ari. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e policies.

Rast i njëjtë ndodhi edhe në Krushë të Vogël, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë kryer vjedhje në një shtëpi.

“Është raportuar se persona- të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe nga  aty kanë vjedhur një sasi  stoli ari, para të gatshme si dhe disa gjësende tjera. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”.

Të ngjashme