Hajnat grabisin kasafortën me pesë armë brenda një shtëpie në Drenas

Prishtinë | 02 Jan 2026 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Një rast i rëndë i vjedhjes është raportuar mes datave 21 dhjetor të vitit që shkoi dhe 1 janarit të 2026-ës në Drenas.

Sipas policisë, ankuesi kosovar ka njoftuar se nga shtëpia e tij është vjedhur një kasafortë që përmbante pesë pistoleta me leje, një sasi parash dhe ari, dy orë dore, si dhe është marrë DVR-ja e sistemit të kamerave të shtëpisë.

Rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme