Hajnat ndalojnë një person në Prishtinë, i vjedhin makinën dhe para

Prishtinë | 17 Jan 2023 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Një person ka njoftuar policinë se është ndaluar në rrugë nga tre persona të panjohur dhe në kërcënimin e armës i kanë marrë makinën, para të gatshme dhe një telefon celular.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:36, në rrugën “Hazir Haxholli”, në Prishtinë.

“Ankuesi  kosovar ka njoftuar policinë se është ndaluar në rrugë nga tre persona të dyshuar të panjohur dhe në kërcënimin e armës i kanë marrë makinën, para të gatshme dhe një telefon celular. Pas kryerjes së veprës të dyshuarit me veturën e viktimës kanë ikur nga vendi i ngjarjes duke u aksidentuar në rrethojën e një kompanie private ku e kanë braktisur veturën”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se rasti nën hetime nga njësitë relevante.

Të ngjashme