Hajnat vjedhin para, stoli ari dhe një veturë në Prishtinë

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 12:29 | Nga

Katër persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në një shtëpi në Prishtinë dhe kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parashë, stoli ari dhe një veturë me targa vendore, e cila më pas është gjetur e braktisur në fshatin Zhur të Prizrenit, transmeton Ekonomia Online.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në ora 03:35, në rrugën “Murat Mehmeti”.

Sipas policisë, nuk raportohet për të lënduar dhe njësit policore janë duke hetuar rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme