Hajnat vjedhin stoli ari dhe para në një shtëpi në Lipjan

Prishtinë | 30 Pri 2021 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij ku kanë demoluar dhe kanë vjedhur stoli ari si dhe para të gatshme.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 03:35 në fshatin “Gadime e Ulët”, në Lipjan.

Siç thuhet në raport, rasti është nën hetime.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij ,ku kanë demoluar dhe kanë vjedhur stoli ari si dhe para te gatshme, një telefon si dhe dy tabletë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme