Hajnat vjedhin stoli ari në vlerë të rreth 15 mijë eurove në Skenderaj

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë një familje në Skenderaj ka qenë pre e vjedhjes, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda shtëpisë dhe kanë vjedhur sasi të konsiderueshme të stolive të arit.

Raportohet se pronari i shtëpisë ka denoncuar rastin në Polici dhe bazuar në dëshminë e tij, hajnat kanë arritur që të vjedhin stoli në vlerë të rreth 15 mijë eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar,sipas sinjalit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Të ngjashme