Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje trreth orës 19.23 në fshatin Kotradiç të Pejës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, i cili me qëllim që të kryente vjedhjen kishte hyrë në shtëpinë e viktimës mashkull shqiptar. I dyshuari është zënë në flagrancë nga pronari i shtëpisë”, thuhet në raportin e policisë.
Bëhet e ditur se me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes, kurse rasti i proceduar mbetet nën hetime.