Dje në orët e hershme të mëngjesit një burrë është kapur në flagrancë duke vjedh në një lokal berberësh.
Siç njofton policia atij i janë kapur 11 makina për prerje të flokëve, sapunë të rrojës dhe tre telefon celularë.
“Gjatë intervistimit i dyshuari ka deklaruar se kishte kryer edhe një vjedhje në një lokal që është pronë e viktimës. Pajisjet i janë kthyer pronarit” thuhet në raport.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”.