Një i dyshuar për vjedhje në Prizren në tentim për të ikur nga vendi i krimit është lënduar rëndë.
Ai të shtunën në mbrëmje bashkë me një person tjetër kishin hyrë për të vjedhur në një banesë në rrugën Xhavit Bajraktari.
Sipas policisë, derisa të dyshuarit ishin brenda banesës kanë vërejtur se është kthyer pronari.
Njëri prej tyre duke tentuar për të ikur ka kërcyer nga kati i IV.
I dyshuari ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.